LDK dhe AAK përplasen rreth numrit të këshilltarëve në Qeveri

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar edhe një herë si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të disa zyrtarëve të AAK-së, pasi Mustafa tha se qeveria që ai drejtonte kishe dukshëm më pak këshilltarë se kabineti i Ramush Haradinajt.

Lexoni KËTU reagimin e mëhershëm të kreut të LDK-së.

“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim. Për një gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta”, ka shkruar Mustafa.

Dy reagime nga AAK, atë të Burim Ramadanit dhe Besnik Tahirit:

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet