LC Waikiki për Bajram ka gëzuar qindra mijëra fëmijë të varfër dhe jetimë në 27 shtete

Marka e njohur turke e modës LC Waikiki ka dhuruar 52 kamionë me 1.7 milion copë veshje për organizatën humanitare IHH, e cila do t’u shpërndahet fëmijëve të varfër dhe jetimëve përpara festës së ardhshme muslimane të Bajramit.

Nën sloganin “Kurbani është mëshirë” si pjesë e veprimtarisë Kurban 2020, IHH jep për Bajram për 114 mijë fëmijë dhe jetimë të varfër në Turqi, por edhe për 70 mijë fëmijë jashtë Turqisë.

Në mënyrë që këta fëmijë të festojnë Kurban Bajramin me gëzim, IHH u dërgon rroba këtyre fëmijëve brenda Turqisë, por edhe në 26 vende të tjera.

Për më tepër, organizata humanitare IHH mori përsipër financimin e 97.4 mijë jetimëve në baza mujore, në 51 vende të botës. Këto janë fonde të mbledhura nga sponsorët dhe donatorët e kësaj organizate.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet