Lazio e ka seriozisht për dyshen e Kosovës – Muriqi e Vojvoda drejt Series A

Lazio raportohet se është vënë pas dyshes së Kosovës, sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqi dhe mbrojtësit të Standard Liege, Mërgim Vojvoda.

Sipas Gazzetta dello Sport, Lazio ka një interes të moçëm për Muriqin dhe po e konsiderojnë atë si një alternative për sulmin, nëse nuk arrihet Luis Suarez i Real Zaragozas.

“Unë jam në klubin më të madh në Turqi, më kanë mbetur tre vjet nga kontrata ime dhe nuk dua të flas për afatin kalimtar”.

“Jam i lumtur këtu, por varet nga klubi. Gjithçka është në duart e tyre”, kishte thënë Muriqi.

26-vjeçari u bashkua me Fenerbahcen verën e kaluar dhe ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje. Sidoqoftë, sipas La Gazzetta duhen 20 milionë euro që të bindet klubi turk dhe të fitohet konkurrenca e fortë për sulmuesin.

Drejtori sportiv Igli Tare e ka në listë edhe mbrojtësin e djathtë Mërgim Vojvoda, i cili mund të vijë në vend të Adam Marusic që pritet të bashkohet me Paris Saint-Germainin.

24 vjeçari ka katër asistime dhe ka një gol në 30 ndeshje për Standard Liegen këtë sezon dhe çmim i kërkuar nga klubi belg është 7 milionë euro. /Telegrafi/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet