Latifi: Jakup Krasniqi ua tregoi vendin këtyre horrave

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar rreth akuzave që Gjykata Speciale ka bërë në drejtimi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Latifi thotë se në disa akuza të Gjykatës Speciale pretendohet se ka pasur vrasje në baza fetare.

Ndërsa, siç thotë Latifi “Jakup Krasniqi, ua tregoj vendin këtyre horrave.”

Postimi i plotë:

Për 22 vite rrjesht Millosheviqi dhe argatët e tij në Serbi e Kosovë janë mundu ta njollosin misionin e UÇK-së, duke i mveshur atij ngjyrime fetare. Madje edhe shqipfolës të shumtë me zell kanë punu e vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.Sot, Jakup Krasniqi, ua tregoj vendin këtyre horrave.UÇK e nisi dhe e mbaroi misionin e saj si një lëvizje puro shqiptare, si lëvizja e fundit historike që ndoqi vetëm një shteg, shtegun e hapur nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, në flamurin e të cilës shkruheshin fjalët e Pashko Vasës “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”.

Kategoritë
LajmeVendi