Lampard do të konfirmohet si trajner i Chelseat brenda javës

Legjenda e Bluve do të kthehet në klub por këtë herë në rolin e trajnerit.

Frank Lampard ka pak kohë që e ka nisur profesionin e trajnerit, prej se është pensionuar nga futbolli.

Por ai ka pasur një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e Derby County që luan në Championship, me të cilën luajti deri në finale të barazhit, ku u mund nga Aston Villa dhe nuk arriti të kthehej në Premier Ligë.

Duke parë suksesin e tij nën menaxhimin e këtij ekipi, te Chelsea që janë në kërkim të trajnerit të ri e kanë bindur Lampardin të nënshkruajë me ta.

Evening Standard raporton që Lampard do të zyrtarizohet te Chelsea brenda javës dhe do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me Blutë.

Lampard që ka luajtur për 13 vite me Chelsean është golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 211 gola.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet