Lamorgese: Mbërritjet e migrantëve janë rritur me 150 %

Mbërritjet e migrantëve në Itali janë rritur me gati 150% në 12 muajt e fundit, shumica e tyre nga Tunizia, tha sot ministrja e Brendshëm italiane, Luciana Lamorgese.

Italia po lufton muajt e fundit për të përballuar ardhjen e qindra migrantëve në brigjet e saj jugore, një detyrë e ndërlikuar edhe nga masat e sigurisë për shkak të krizës shëndetësore të COVID-19.

“Vështirësia nuk qëndron në të vërtetë te numri i mbërritjeve, por në punën shtesë të kërkuar nga këto masa”, tha Lamorgese për gazetarët, raporton ATSh.

“Ekziston nevoja për një sistem mbrojtjeje për popullsitë që marrin migrantët dhe për vetë migrantët”, vazhdoi ajo..

Nga 1 gushti 2019 deri më 31 korrik 2020, 21 618 migrantë kanë mbërritur në brigjet italiane, një rritje prej 148,7% krahasuar me 8 691 ardhjet vitin e kaluar.

Me gjithë rritjen e mprehtë, numri i mbërritjeve të migrantëve është ende shumë larg niveleve të regjistruara disa vjet më parë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet