“Lamborghini Gallardo” i vjedhur në Itali kapet në Morinë, arrestohet kosovari me banim në Zvicër

Një automjet luksoz i vjedhur në shtetin fqinj, Itali, është sekuestruar në pikën kufitare të Morinës

Në pranga ka rënë drejtuesi i saj, 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma” njofton policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e  36 vjeçarit, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet