Lakuriqi me madhësinë e një monedhe gjendet në oxhak

Një lakuriq i vogël sa një monedhë është rikthyer në jetë pasi ra në oxhak.

Ai është një specie e vogël që arrin peshën rreth pesë gramë, shkruan Daily Mail.

Kafsha e natës nuk kishte pësuar asnjë lëndim pas rënies së tij, por u konstatua se ishte dehidruar.

Ai u soll në qendrën e Fondacionit të Ndihmës për Jetën në Surrey, pasi një pronar shtëpie e zbuloi atë në oxhak, transmeton KosovaPress.

Krijesa e vogël mori një injeksion të lëngjeve çdo orë nga ekspertët në qendër për të sjellë nivelet e saj të hidratimit deri në normale.

Ky lloj lakuriqi është i zakonshëm në Britaninë e Madhe dhe mesatarisht peshon tre deri në tetë gramë, derisa jeta mesatare e tij është deri në pesë vjet.

Ai do të mbetet në përkujdesjen e mjekëve derisa të forcohet dhe pastaj të lirohet për të mbijetuar në mal.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet