Lajçak poston hartën: Vija që ndan Kosovën e Serbinë është aty

Ka reaguar edhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me hartën që u kthye në temë diskutimi pas intervistës së tij.

Lajçak ka publikuar foto të hartës nga afër duke thënë se është një hartë e BE-së dhe se kufiri mes Serbisë dhe Kosovës është aty.

Lajçak: Ndërsa harta në zyrën time në ekranin e paqartë të intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto nga afër të saj. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është vija që ndan Kosovën nga Serbia.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi