Ky Mercedes ka 3.4 milionë të kaluara, pronari thotë se do ta vozisë deri në vdekje

Ndërsa prodhuesit e makinave po pretendojnë se prodhimet e tyre dizel janë në gjendje të arrijnë 500000 km me mirëmbajtjen e duhur, realiteti na tregon të kundërten.

Makinat e vjetra nuk mund t’ju ofrojnë komoditetin apo sigurinë e një modeli modern, por sa i përket besueshmërisë dhe jetës mund të themi se para mesit të 90-të ishte epoka e artë e makinave.

Në këtë rast, ne po flasim për një Mercedes Benz E-Class W124 të vitit 1991, i cili arriti 3.4 milion kilometra.

Ajo arriti në milionin e parë në vitin, pa nevojën e ndryshimit të gjërave të tjera përveç vajit dhe filtrave; kjo situatë nuk ka ndryshuar shumë edhe pas largimit të kilometrazhit të dytë dhe të tretë.

Motori i naftës i pajisur me një transmision automatik po punon mirë edhe sot, por pjesët e tjera të makinës, ashtu si trupi ose brendësia tregojnë shenja të plakjes, kryesisht për shkak të distancës së madhe.

Magnus Sæle, pronari 84 vjecar i cili ishte një shofer taksie në Øygarden të Norvegjisë, tha se pa marrë parasysh ai nuk do të heqë dorë nga shoku i tij i vjetër dhe ai do ta gëzojë atë për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai gjithashtu zotëron një Mercedes Benz 300D W210, me 900000 km të kaluara. /IndeksOnline/

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet