Ky fryt mbyt 70 për qind të qelizave të kancerit

Në zbulimin, i cili mund të ketë rëndësi të madhe për medicinën, shkencëtarët kanë gjetur armikun e fuqishëm natyral kundër kancerit.

Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, thonë shkencëtarët, të cilët treguan se kokrrat e kuqe në afërsi të Kuinslend në Australi vrasin qelizat e kancerit shumë shpejt, shkruan Diply.

Bëhet fjalë për pemën bushwood Hylandia Dockrillii. Ekipi i drejtuar nga mjeku Glen Boyl konsideron se ka ardhur deri te zbulimi shokues, i cili mund të shpëtojë me miliona njerëz. Shkencëtarët nga Instituti për kërkime medicinale Berghofer me sukses kanë izoluar përbërjen e kokrrës së kuqe, e cila vret kancerin dhe dëshmuan se ka veprim të fuqishëm në tumoret e kokës, qafës, gjirit, zorrës, prostatës, si dhe melanomën. Kjo lloj peme, specifike për shkretëtirën australiane, përmban kompozimin kimik të quajtur EBC-46, i cili është testuar në një numër të madh kafshësh me lloje të ndryshme të tumoreve.

Deri më tash ndikimi i saj është konfirmuar në më shumë se 300 mace, qenë dhe kuaj.

Përbërja gjendet në fara, ndërsa procesi i ekstraktimit dhe pastrimit të vetë kompozimit është shumë i komplikuar. Është konfirmuar se pas shërimit, janë zhdukur rreth 75 për qind e tumoreve dhe kanceri nuk është rikthyer, transmeton KP

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet