Ky është orari i ri i lëvizjes në tri komunat në karantinë

Ministri i Shëndetësisë, Arbe Vitia ka njoftuar se në tri komuna të Kosovës ka vendosur orar të ri për lëvizjet.

Në njoftimin e ministrit Vitia thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:

Komuna e Malishevës 14:00-06:00;

Komuna e Mitrovicës veriore 12:00-06:00;

Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;

“Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19.

I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e siguris ë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.

Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat!.”, thuhet në njoftimin e Vitisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet