Ky është numri i çifteve të shkurorëzuara më 2018 në Kosovë

Në Kosovë gjatë vitit 2018, janë raportuar të shkurorëzuar 999 çifte-bashkëshorte, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bazë të grumbullimit të të dhënave administrative nga gjykatat themelore të Kosovës.

Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96%, serb 0.3%, turq 0.2% , boshnjak 1.1% , rom, ashkali dhe egjiptian 0.5% dhe të tjerë 1.9 %.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike janë shqiptare 81.4%, serbe 0.5%, turke 0.3%, boshnjake 1.2%, rome, ashkalike dhe egjiptiane  0.4%  dhe të tjerë me 16.2%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.7%, viti i dytë me 11.1%  dhe më pak se një vit 8.2 % e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 234 shkurorëzime apo 23.4 %, kurse edhe tek meshkujt dominonte mosha 25-29 vjeç me 218 apo 21.8%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri  i femrave të kësaj kategorie është 319 apo 31.9%, kurse  e meshkujve 372 apo 37.2 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.1%, ata me një fëmijë me 9.4 % dhe 9.4%  me dy fëmijë etj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet