Ky është i riu që ishte vrarë nga Albert Krasniqi, i cili mbrëmë u qëllua për vdekje nga babai i tij

Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëmë nga babai i tij në Prishtinë, e kishte qëlluar për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviq (17 vjeç) me një pushkë automatike në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.

Tashmë i ndjeri, ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasjen që ndodhi në një “fast food”, ku Dimitrije Popoviq ishte me shokët e tij. Një veturë e tipit Audi ishte ndalur para lokalit. Në veturë ishte edhe Albert Krasniqi, i cili kishte qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre

Popoviq u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend.

Muret e dhomës së ndenjës në shtëpinë e familjes Popoviq janë ende plot me fotografitë e Dimitrijes. Prindërit e tij kanë ruajtur sendet e tjera të tij.

Në 14 vjetorin e vrasjes së djalit të tij, nëna e Dimitrijes, Jovanka, kishte thënë se ende zgjohet çdo natë në kohën kur u vra djali i saj.

“Koha kur ai u vra ishte ora 02:15. Zgjohem çdo natë në atë kohë dhe mendoj se dikush po troket në derë… Shkoj shpesh dhe e hap derën, pastaj kthehem dhe them “jo, nuk është”… Shoh ngjashmëri te fëmijët që kalojnë këndej, të cilët duken si ai”, kishte thënë ajo mes lotësh për RTK 2, transmeton Express.

“Zgjat 24 orë, janë 14 vjet trishtim, dhimbje, pagjumësi, duke menduar për gjithçka. Si mund të vritej një fëmijë 17-vjeçar? Ai ishte një nxënës shembullor, një fëmijë shembullor”, shtoi ajo.

Jovanka Popoviq, nëna e 17-vjeçarit Dimitrije Popoviq

Siç tha ajo, në ditën fatale, djali i saj i tha se do të shkonte të kalonte kohë me miqtë pasi mbaruan vitin e katërt të Shkollës së Mjekësisë atë ditë.

Albert Krasniqi ishte dënuar për këtë vrasje me 6.5 vjet burgim, ndërsa pastaj dënimi iu zgjat edhe për tri vjet të tjerë. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim, Krasniqi i kishte mbajtur vetëm katër vjet burgim.

“Edhe nëse është dënuar përjetësisht, nuk kam asgjë me të. Nuk është asgje. Humbja e një fëmije… dhe ata janë akoma gjallë. Nuk ka gjyq për mua, më mirë të mos jenë dënuar. Unë nuk jam e kënaqur, dhe nuk do të jem kurrë”, kishte thënë nëna e Dimitrijes

17-vjeçari Dimitrije Popoviq që u vra më 5 qershor 2004

Sipas raportimeve, Alberti u vra dje rreth orës 17:00 nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi, i cili edhe është arrestuar.

Siç është raportuar, policia kishte qenë në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur ish-gruan e tij, Besa Gashi. Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në tërë familjen

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi