Ky është grupi i “vdekjes” në kampionatin evropian “Euro 2020”

Është hedhur shorti për “Euro 2020” që do të mbahet në muajin qershor 2020.

Kosova në rast kualifikimi do të jetë në grup me Holandën, Ukrainën dhe  Austria.

Dardanët mund të kualifikohen në evropian vetëm nga Liga e Kombeve, ku me 26 mars takohen ndaj Maqedonisë Veriore, e ku në rast fitore do të kishim rastin që të luajmë ndaj fituesit tjetër të fazës gjysmëfinale në mes të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Kurse, grupi F, do të jetë grupi i ‘ferrit’ sepse do të jenë pjesë e saj, Gjermania, Franca dhe Portugalia.

Ndërsa, këtij grupi do t’i shtohet fituesi i Ligës së Kombeve nga grupi A, vetëm në rast se Rumania arrin kualifikimin atëherë do të bartet në grupin C, pra do të kaloi në grupin e Kosovës, kurse Dardanët do të bartën në grupin F, siç po quhet tashmë edhe grupi i ‘ferrit’.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet