Ky është deputeti i radhës nga Vetëvendosje i infektuar me COVID-19

Ndonëse e akuzuan Vetëvendosjen për protestën në qershor, duke thënë se e kanë përhapur virusin, asnjë nga deputetët e VV-së nuk u infektuan në atë kohë.

Para disa ditësh, deputeti Fitim Uka doli pozitiv me koronavirus, duke u bërë i pari nga LVV-ja që del pozitiv me këtë virus.

Mirëpo gazeta “Bota sot” nga burime të veta, mëson se edhe deputeti Shpejtim Bulliqi ka rezultuar dje pozitiv me koronavirus, ndonëse ai nuk e ka bërë publike.

Bulliqi bëhet deputeti i dyti nga Vetëvendosja me COVID-19.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet