Ky është çmimi i Milot Rashicës, e zbulon Altin Lala

Werder Bremen është duke kaluar në një formë të dobët, kështu duke rrezikuar edhe rënjën nga Bundesliga gjermane.

Ylli kosovar, Milot Rashica është duke e menduar largimin nga skuadra gjermane dhe shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas ti, shkruan KosovaPress.

Sa i përket çmimit të lojtarit, ka folur agjenti i tij Altin Lala, i cili është shprehur se çmimi i Rashicës është 38 milionë euro.

“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare”.

“Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro”, ka thënë Lala.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet