Kuzhinieri me famë botërore, Nusret bën spektakël për David Beckham (Video)

Të presësh e të përgatisësh mishin nuk ka qenë kurrë kaq artistik. Dhe askujt më parë nuk i kishte shkuar mendja që hedhja e kripës mund të kthehej në një lloj arti. E gjitha meritë e kuzhinierit dhe pronarit turk të një zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tani më ka shtirre biznesin  tij edhe ne Nju Jork.

Nusret Gökçe, ndryshe “artisti i mishit” në internet njihet si #saltbae.

Trajtimi pothuajse “erotik” që i bën një cope mishi, fotografitë pa bluzë, qëndrimet prej Marlon Brando-je euroaziatik, takimet me personalitetet e ndryshme të artit dhe sportit që i dorëzohen tërheqjes për të shijuar pjatat më të mira të mishit në Stamboll i dhanë atij papritur famë.

Një video e publikuar në rrjete sociale ai shihet duke shërbyer futbollistit me fame botërore, David Backham në restorantin tij ne Nju Jork.

Shfaqjen  Nusrer-it, Backham e shikon me gjithë vëmendje.

Ja videoja e shumë-folur:

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet