Kuvendi shpall thirrje për fotografi me temën “Pjesëmarrja”

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës shpall thirrjen për fotografi me temën “Pjesëmarrja”, e cila është edhe moto e sivjetme globale për shënimin e kësaj dite.

Dhjetë fotografitë më të mira do të ekspozohen në hapësirat e Kuvendit gjatë kremtimit të Ditës së Demokracisë më 16 shtator, ndërsa në mesin e tyre do të përzgjidhen tri fotografitë fituese të cilat edhe do të shpërblehen.

Fotografitë duhet të jenë me rezolucion të lartë dhe të përçojnë mesazhin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen e politikave publike.

“Fotografitë mund të dërgohen në email-adresën: [email protected] ose të sillen në CD në ndërtesën e Kuvendit deri më 6 shtator, me të dhënat për autorin e saj: emri dhe mbiemri, vendbanimi, numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Pjesë e kësaj thirrjeje mund të jenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet