Kuvendi në Maqedoninë e Veriut do të votojë zgjedhjen e ministrave të rinj

Në seancën e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet emërimi i ministrave të rinj të kabinetit Qeveritar.

Deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis jetësor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Antikorrupsioni dje solli mendim se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për të marr funksionin e ministrit të Financave paraqet konflikt interesi. Pasi njoftimi arriti në Kuvend, Zaev tërhoqi propozimin dhe njoftoi se do të ushtrojë funksionin deri në emërimin e ministrit.

Gjatë ditës së djeshme Kuvendi pas 10 orëve debat, me shumicë votash shkarkoi Hazbi Likën nga zëvendëskryeministri për Zbatimin e MO-së, Suejl Fazliun si ministër të Pushtetit Lokal dhe Dragan Tevdovskin si ministër të Financave, Kuvendi dje gjithashtu konstatoi dorëheqjet e Sadulla Durakut nga posti i ministrit për Mjedis jetësor, Zoran Shapuriqit nga posti i ministrit pa portofol, Lupço Nikollovskit nga posti i ministrit të Bujqësisë dhe Asaf Ademit nga funksioni ministër i Kulturës./alsat/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet