Kuvendi komunal i Ferizajt dhe i Vitisë miratojnë Deklaratën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së

Me iniciim të këshilltarëve të PDK-së, Kuvendi Komunal i Ferizajt dhe i Vitisë kanë miratuar një deklaratë në mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe kundër aktakuzave të padrejta të Gjykatës Speciale kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Këtë deklarate e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare të të dyja kuvendeve, ndërsa është theksuar se kjo deklaratë është njëra ndër deklaratat më të mira të miratuara në kuvendet komunale përkatëse..

UÇK veproi kundër regjimit gjenocidal të Serbisë në mbrojtje të popullatës civile e cila po asgjësohej me çdo formë nga ushtria, policia e paramilitarët serb, kjo përpjekje për ndalimin e gjenocidit serb u përkrah edhe nga Aleanca Veriatlantike NATO e udhëhequr nga SHBA.

Ulja e viktimës në karrigen e agresorit është veprim i paprecedent në drejtësinë ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të ndalojë menjëherë. I konsiderojmë përpjekje të padrejta dhe të rrezikshme, por të parealizueshme tendencat për të kriminalizuar luftën e drejtë dhe të lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet