Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit përmbylli projektin “Tell me More” me shfaqjen teatrale “Shantazh”

Në kuadër të projektit  “Tell Me More” dje në Prizren u mbajt shfaqja teatrale “SHANTAZH” nga autori dhe regjisori i njohur kosovar, Deniz Dadale, raporton Gazeta e Re.

Përndryshe kjo shfaqje është organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit. Gjatë kësaj shfaqje kryesisht janë trajtuar problemet me të cilat përballën të rinjtë në shoqërinë Kosovare si: dhuna, kushtëzimet, heshtjen ndaj padrejtësisë, mos respektimi i drejtave të barabarta, bullizmi, shantazhi etj.

Velard Paqarizi nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, duke folur mbi projektin “Tell Me More” i cili tha se ky projekt po implementohet nga Kuvendi i te Rinjve te Prizrenit  dhe ka për qëllim parandalimin dhe vetëdijesimin e dukurive negative si, bullizmi, ngacmimi, shantazhimi etj.

“Një studim i ndërmarrë në qytetin e Prizrenit me disa qindra anketues nxënës, mësues dhe prindër në shkollat publike tregon se 1 në 5 (1/5) nxënës nga klasa e 5-të deri në klasën 12 janë prekur nga bullizmi në shkolla. Gati gjysma vuan nga bullizmi psikologjik, 35% nga ai verbal dhe pjesa tjetër nga bullizmi kibernetik dhe fizik. Pas shqyrtimit te këtyre anketave na lindi ideja për ta realizuar këtë projekt”, shtoi Paqarizi.

Ndërsa, Edi Bushati anëtarë i KRP-së duke folur për mesazhin e kësaj shfaqje teatrale ndër tjerash potencoj se qëllimi kryesor është që te rinjet të kenë guxim të ngritin zërin ndaj padrejtësive që ju bëhen atyre por të kërkojnë njëkohësisht edhe të drejtat që ju garantohen me ligjet në fuqi. /gazetaere.com/

 

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet