Kuvendi i Shqipërisë, sot interpelanca me ministrin e Brendshëm

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare ku në rend të ditës janë përfshirë shqyrtimi i disa projektligjeve ndërsa do të ketë edhe interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Sipas agjendës së publikuar nga Kuvendi, gjatë kësaj seance do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018 si dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin që kaloi.

Në seancë e sotme plenare do të diskutohet akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar si dhe Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet