Kush nuk heq mjekrën, do të dënohet

Autoritetet japoneze kanë vendosur të dënojnë mundësit, të cilët mbajnë mjekra që konsiderohen “jo të mira” dhe iu bën thirrje sportistëve të përkujdesen për pamjen e tyre.

Ndalesa është pjesë e masave të reja, sipas të cilave ndalohet tatuazhi dhe thonjtë e gjatë, tha një zyrtar i paemëruar i Shoqatës së mundësve sumo.

Shumë ndërmarrje në Japoni kërkojnë nga të punësuarit e tyre që çdo ditë të rruajnë mjekrën. Disa mundës besojnë se mjekra, mustaqet ose ndonjë stoli që ata mbajnë gjatë garave, kjo iu sjell atyre fat.

Mundja sumo, njëra prej disiplinave  më të adhuruara sportive në Japoni, është e vjetër më shumë se dy mijë vjet. Ajo është pjesë e traditës japoneze dhe përdorej në religjionin shinto.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet