Kush janë 11 kandidatët për kryeministër të Britanisë së Madhe (Emrat dhe foto)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe tanimë nuk është më kryetare e Partisë Konservatore, ndërsa do të vijojë të jetë në postin e kryeministres deri me datën 22 korrik, kur të zgjidhet kryetari dhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Janë gjithsej 11 kandidatë, kryesisht ministra që kërkojnë karrigen e May-t, ndërsa ato duhet të fitojnë betejën një herë brenda partisë, e pastaj tek të gjithë anëtarësi e konservatorëve në Britani. Si do zgjidhet kryetari i ri i Partisë Konservatore?

Çdo kandidat që do të kërkojë të garojë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore duhet të mbështetet nga të paktën tetë deputetë. Drejtuesve aktual të partisë nuk u lejohet që të bëjnë fushatë për kandidatët.

-Më 13 qershor do të zhvillohet raundi i parë i votimit, ku do të eleminohet kandidati që merr më pak vota.

-Më 18 qershor do të zhvillohet raundi i dytë i votimit dhe aty do eleminohet kandidati ose kandidatët që marrin më pak se 10% të mbështetjes.

-Më 19 dhe 20 qershor, Partia Konservatore do të zhvillojë votime deri sa në garë të mbeten vetëm dy kandidatë.

-Më 22 qershor do të jenë anëtarët e partisë që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Kandidatët:

  • Sekretari i Mjedisit Michael Gove
  • Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock
  • Ish shefi i marshimit Mark Harper
  • Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt
  • Sekretari i Shtetit Sajid Javid
  • Ish Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson
  • Ish udhëheqësi i Shtëpisë Andrea Leadsom
  • Ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve Esther McVey
  • Sekretari i mëparshëm i Brexit Dominic Raab
  • Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart
  • Ish Sekretari i Jashtëm, Henry Stoneson
Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet