Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën, ku ka zhvilluar takime me kryetarët e dy komunave – atë të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Sipas zëdhënësit të qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, qëllimi i takimeve ka qenë diskutimi rreth punës së komunave dhe bashkëpunimit me qeverinë për realizimin e projekteve që u shërbejnë qytetarëve.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu në një përgjigje për mediat.