Kurti pret ambasadorin italian

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi.

Kurti e njoftoi shefin e diplomacisë italiane në Kosovë me alternativën e VV-së për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe detajet e propozimit për Fondin Sovran.

Sipas njoftimin të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë ku ambasadori u njoh me qëndrimin e Lëvizjes për një dialog i cili do të duhej të paraprihej nga forcimi i shtetit të Kosovës dhe do të duhej të drejtohej nga kryeministri i vendit.

“Po ashtu, me ambasadorin u nda edhe bindja se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë dhe ai me Serbinë është shumë i rëndësishëm. Në përfundim të takimit ramë dakord që marrëdhëniet dhe komunikimi me ambasadorin italian të përforcohen dhe të rritet cilësia e tyre”, thuhet në njoftim.

Takimi ishte në vazhdën e turit të takimeve që ambasadori Sardi po mban me kandidatët për kryeministër.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet