Kurti niset për në Mynih, bashkë me Thaçin pritet të jenë në tryezë diskutimi përballë delegacionit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po udhëton sot për në Mynih të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Ai në Gjermani po shoqërohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan lajmi.net.

Kjo do të jetë konferenca e parë ndërkombëtare e Kurtit në cilësinë e kryeministrit, teksa në të njëjtën po merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Siç merr vesh lajmi.net, pritet që Kurti e Thaçi në këtë konferencë të jenë së bashku në tryezë diskutimi përballë delegacionit serb.

Para nisjes së tij, Kurti ka kërkuar takim me presidentin Thaçi me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve lidhur me temat e interesit nacional.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e rradhës për hekurudhat dhe autostradat.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet