Kurti: Marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe KDTP-së në Prizren është vepër penale

Në programin përmbyllës në Prizren, Deputeti i VV-së Albin Kurti akuzoi rëndë marrëveshjen e fundit ndërmjet PDK-së dhe partisë turke KDTP, transmeton Gazeta e Re.

 “Marrëveshja e fundit që ka nënshkruar Totaj me KDTP-në paraqet vepër penale, kjo marrëveshje është Pazar personash e jo koalicion partish. Ata e konsiderojnë komunën si tortë të cilën e ndajnë për ta ngrëne ndërkohë që populli me zi ka bukë”, tha Albin Kurti.

Kurti pretendoj se anëtaret dhe votuesit e tyre janë votuesit të dikurshëm të tyre, më 19 nëntor ata do të votojnë kryetarin e ri Mytaher Haskukën.

“…Në këtë pazar të PDK-së me KDTP ata janë marrë vesh edhe për një zyrtar të lartë në qeverinë qendrore të Republikës së Kosovës, për drejtor të shkollave fillore dhe pesë zëvendësdrejtorë për disa të punësuar në spital të Prizrenit e në administratën publike e anëtarë bordi atje, ky pazar është vepër penale që përbëhet nga shkeljet e shumëfishta të ligjit. Prokuroria po të ishte në një shtet të së drejtës e po të ishte për sundim të ligjit pas kësaj marrëveshjeje do të vepronte menjëherë kundër këtyre që kanë nënshkruar një marrëveshje që përbënë vepër penale…”, shtoi ai.

“Këta si kapi dot ligji e gjyqi prandaj duhet të kap ligji e gjyqi i popullit më 19 Nëntor”, theksoi Kurti.

Kategoritë
LajmeVendiZgjedhjet Lokale 2017

Të ngjajshmet