Kurti: Është marre me braktis reciprocitetin, duhet të rikthehemi te populli

Kemi garuar te populli me reciprocitet, është marre me i thanë popullit po e braktisim reciprocitetit. Duhet me u rikthyer te populli qoftë me referendum qoftë me zgjedhje të reja.

Kështu ka thënë kryeministri, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rrëzimin e qeverisë së tij.

Për shkak të gjuhës, për shkak të komunikimin nuk ndodh thyerja. Çështja është braktisja e reciprocitetit dhe tarifa. Të keni parasysh edhe para se me ndodh ideja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe ideja. Mua më ka dërguar letër kryetari I LDK-së që kur kalohet kjo çështja e virusin korona dalim nga qeveria për shkak të tarifës. As çështja e ministrit nuk është pyetje. LDK ka pasur të dal edhe më herët sikur mos të ishte virusi. Nuk ka të bëj me gjuhen dhe komunikimin, ka të bëj me qëndrimet. E unë nuk jam për të braktisur reciprocitetit. Kemi garuar te populli me reciprocitet është marre me i dhanë popullit po e braktisim reciprocitetit. Duhet me u rikthyer te populli qoftë me referendum qoftë me zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet