Kurteshi ngrit në mbledhjen e KQZ-së problemet me të cilat po ballafaqohen votuesit jashtë vendit

Sami Kurteshi nga radhët VV-së në mbledhjen e KQZ-së, ka ngritur disa shqetësime që sipas tij po ballafaqohen votuesit nga jashtë vendit

Ai ka thënë se ka marrë disa mesazhe ku anëtarë të një familje kanë aplikuar, por nuk janë të gjithë në listën e votueseve.

Ai po ashtu ka përmendur edhe raste ku të dhënat personale janë ngatërruar.

Kurteshi tutje ka propozuar që këto raste teknike të adresohen tek një Email zyrtar i KQZ-së.

Dakaj tha që ata duhet të votojnë dhe mos të humbin kohë.

Në anën tjetër Alim Rama tha që duhet të shtyhet afati pak i votuesve nga diaspora

“Duhet të jemi të barabartë për  të gjithë votuesit, dhe tu zgjatet afati” tha Rama.

Kategoritë
LajmeVendi