Kurdët e Afrinit: PYD/PKK nuk përfaqëson neve

Anëtarët kurdë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) që ofrojnë mbështetje në operacionin “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë theksuar se organizata terroriste PYD/PKK nuk përfaqëson kurdët dhe se do ta shpëtojnë Afrinin nga pushtimi i organizatës

Gazetarët e AA-së në terren kanë biseduar me luftëtarët kurdë të ULS-së që presin në gatishmëri në rajonin Azez, nën kontrollin e ULS-së pranë vijës kufitare me Afrinin, raporton AA.

Komandanti i brigadës Sallahuldin e bashkangjitur me Frontin Sham, Ebu Hajdar, është shprehur se në radhët e opozitarëve ushtarakë ndodhen shumë kurdë që janë kundër regjimit të Bashar al Asadit dhe organizatave terroriste si DEASH dhe PYD/PKK.

“Si kurdë ne e dimë shumë mirë se çfarë është PKK-ja. Gjithashtu e dimë shumë mirë se kush e ka formuar, përse dhe se kujt i shërben ajo. PKK-ja asnjëherë nuk e ka menduar popullin kurd. Ajo është një organizatë e lidhur me fuqitë e jashtme. Ajo këtu kryen punët e qarqeve të jashtme. Kur kanë nevojë ata e përdorin atë”, është shprehur Ebu Hajdar.

Pasi ka theksuar se nuk ka ndryshim mes PKK-së dhe DEASH-it, Abu Hajdar tha se “Shpresojmë që do ta çlirojmë Afrinin, ku çdo kush të kthehet në shtëpinë e tij. Ne si popull i Sirisë jemi një, ne na bashkojnë kauza dhe dhimbjet.”

Ai ka theksuar se PKK-ja nuk përfaqëson popullin kurd dhe ka shtuar se “Populli kurd është kundër që PKK-ja të përfaqësojë kurdët. PKK është një problem për popullin kurd. Ju lutem që kurdët dhe PKK-në t’i mbani ndarazi, që PKK-në të mos e njohin me emrin e kurdëve”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet