Kurbani dhe rregullat e tij

Nga Bashkësia Islame e Kosovës

Kurbani është një institucion të cilin e hasim te të gjithë popujt, në të gjitha periudhat historike, si dhe te të gjitha fetë e besimet.

Po që se i ndjekim ajetet kuranore, vërejmë qartazi se institucioni i kurbanit është po aq i vjetër sa edhe vetë njeriu. Në fakt institucionin e kurbanit sipas dëshmisë kuranore e hasim qysh në familjen e parë, familjen e babait të njerëzimit, Ademit a.s., kur dy djemtë e tij patën një mosmarrëveshje. Ata të dy ofruan kurban, ashtu që nga ajo se kujt do t’i pranohej kurbani varej edhe gjykimi se cili kishte qëndrim të drejtë e cili të gabuar. Prej njërit u pranua kurbani e prej tjetrit jo, dhe kështu u vërtetua se cili prej tyre kishte të drejtë e cili jo. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Lexoju (o Mu- hamed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy bijve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua, ndërsa tjetrit nuk iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha:

“Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve” (El Maide, 27).

Një ngjarje tjetër e rëndësishme, që është e lidhur me kurbanin, është ngjarja e Ibrahimit a.s. dhe djalit të tij Ismailit a.s. Ibrahimi a.s. u urdhërua në ëndërr, e ëndrra e pejgamberëve është realitet, që ta bëjë kur¬ban djalin e tij Ismailin. Me t’i treguar djalit Ismailit, ai menjëherë shfaqi gatishmëri që t’i nënshtrohej këtij urdhri të Allahut të Madhërishëm. Pasi që ndodhi ashtu siç edhe u deklarua gojarisht,

“Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!” (Es Safatë, 102),

e kur u shtri që të zbatohet ndaj tij urdhëri i Allahut, erdhi shpëtimi nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, ngase ky e kaloi provimin me sukses, dhe në vend të tij u bë kurban një dash. Allahu i Lartësuar thotë:

“Ne e shpa- guam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.” (Es Safatë, 107).

Popujt që nuk u udhëzuan në rrugën e drejtë, kurb- anin-sakrificën si institucion të rëndësishëm të besimit të tyre e dedikuan për objektiva të gabuara, dhe e realizuan në emër të gabuar.

Para shpalljes së Kuranit arabët injorantë prisnin kur- banë në emër të idhujve të tyre dhe për hir të autoritetit të putave. Gjithashtu, edhe popujt tjerë, duke filluar nga kohët e lashta, çonin kurbanë-sakrifica në emër të hyjnive të imagjinuara, për të arritur bekimin dhe sim- patinë e tyre, apo për të shuar mllefin apo hidhërimin e tyre.

Me zbritjen e Kuranit Allahu i Madhërishëm urd- hëroi qartë dhe në mënyrë të prerë që kurbani të therret vetëm për emër të Tij dhe për t’u arritur kënaqësia e Tij. I Lartmadhërishmi thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër).

Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar, dhe jam i pari i myslimanëve (i pari që pranoj dhe i bindem)!” ( El En’amë, 162-163).

Definicioni dhe ligjësimi i kurbanit

Kurbani në sheriatin islam është një lloj ibadeti që nënkupton sakrificën e një lloji të caktuar të kafshëve, bagëtive ose gjedheve, në kohë të caktuar, me qëllim për t’iu afruar Allahut të Madhëruar.1

Ky lloj ibadeti është ligjësuar në vitin e dytë hixhrij, dhe është i themeluar në bazë të urdhrit të Kuranit dhe të hadithit të të Dërguarit të Allahut. Allahu i Lartësuar në Kuranin fisnik thotë:

“Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El Kevther, 2).

Gjithashtu thotë:

“E devetë (therjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të Allahut..( El Haxhxh, 36).

Ndërsa Muhamedi a.s. ka thënë: “Nuk ka bërë njeriu vepër më të dashur tek Allahu ditën e Bajramit sesa derdhja e gjakut (prerja e kurbanit), vërtet që ajo do të vijë Ditën e Kiametit me brirët, thundrat dhe leshin e saj. Kjo vepër e mirë do të arrijë tek Allahu para se të bjerë pika e parë e gjakut në tokë. Prandaj zbukurojini punët tuaja me kurbanë!” (Transmeton Hakimi, Ibën Maxheh dhe Termidhiu).

Urtësia e kurbanit

Afrimi tek Allahu i Madhërishëm. Ringjallja e traditës së Profrtit tonë, Ibrahimit a.s., i cili kishte therrur kurban si shpagim për të birin, Ismailin a.s. Gatishmëria për sakrificë, besim, bamirësia, sinqeriteti dhe devotshmëria, janë urtësi tjera të kurbanit. Fur- nizim për familjen dhe mëshirë e solidaritet me të varfrit dhe skamnorët, si dhe falënderim ndaj Allahut të Madhërishëm për dhuntitë dhe begatitë e dhuruara.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet