Kur të merr malli për veten…

Nga: Pranvera Nevzadi

Çdo mungesë largohet me prezencën e dikujt që të mungon. Çdo mall shuhet me takimin e personit që ndien mall.Por kur të mungon vetvetja… kur nuk e takon veten përkohë të gjatë dhe të merr malli për të qenë prap njeriu që ishe dikur, nuk ka se si të shuhet ky mall, e as nuk ka se si të ndodhë ky takim, vetëm se të bëhesh prapë njeriu që ishe. Vetëm me ndryshim gjendjeje ndodhë ky takim. Po përse nuk ndryshojmë përveten kur na merr malli për të?

Pse është kaq e vështirë të kthehesh në njeriun që ishe dikur? Përse nuk ndihemi më rehat nën të njejtën lëkur që ishim dikur? Kujtojmë veten se ishim më të hapur, por më nuk jemi. Kujtojmë se ishim më të ndieshëm, por më nuk jemi. Kujtojmë se ishim më të lumtur, por më nuk jemi. Kujtojmë kohën kur sapo vendosnim kokën në jastëk flinim, por tani jo. Gjitha këto tashmë kanë mbetur vetëm fotografi me kujtime në të kaluarën tonë.

Kur je duke ecur rrugës dhe takon dikë se si kënaqet me momentin, i thua vetes duke buzëqeshur përmallshëm “edhe une isha dikur kështu” dhe vazhdon rrugën sikur lumturia të jetë tashmë një ndienjë e ndaluar për ty. Isha, por nuk jam. Isha, por nuk jam. Por, mund të bëhemi përsëri!

Psikologët thonë se duhen 21 ditë punë të vazhdueshme për të ndryshuar një vesa po shprehi. Nëse çdo personalitet për bëhet nga veset dhe shprehitë, atëherë ne jemi vetëm 21 ditë larg takimit me vetveten. Por përse nuk ndërmarrim as njëveprim? Ne jemi jashtëzakonisht shumë të ndikuar nga idetë e të tjerëve, mendimi i tjerëve, veprimi i tjerëve… ne duam shumë të dukemi sikur dikush tjetër dhe të ndihemi vetvetja një kohësisht. Unikë të nuk e pranon.Nuk arrijmë të maturohemi emocionalisht dhe ta pranojmë veten ashtu siç jemi nga nevoja e madhe që ndiejmë për t’u dëshmuar tek të tjerët për diçka që nuk jemi.

Duke u munduar të paraqitemi të lumtur, ne harrojmë vërtetë se si të jemi të lumtur.Nuk dimë kush jemi dhe nuk dimë se çfarë duam! Të rritemi emocionalisht, shpesh do të thotë edhe të dimë se çfarë duam. Edhe pse nëpër faza të ndryshme të jetë shijet tona ndryshojnë, bindjet tona ndryshojnë, veprimet tona ndryshojnë, kërkesat tona ndryshojnë, njerëzit rreth nesh ndryshojnë, vetëm një gjë nuk ndryshon kurrë: të gjithë duam të jemi të lumtur! Shkëputja nga vetvetja është shkaku i pare që na pengon të jemi të lumtur. Kur nuk pyet veten se çfarë do, do të detyrohesh të kërkosh tek të tjerët se çfarë duan ata për ty.

Kur nuk e din se kush je, do të detyrohesh t’i dëgjosh të tjerët të të tregojnë për ty. Do të bëhesh një i mërguar brenda lëkurës tëndë duke kërkuar strehë në lumturinë e gjithkujt, por lumturia e askujt nuk do t’i bije tamam shpirtit tënd. Dhe pikërisht ky është çasti kur e ndien se ke mall përveten. Sepse, vetvetja është kaq e lidhur me lumturinë. Ne, vetëm për t’i pëlqyer dikujt jemi të gatshëm të ndryshojmë sjellje dhe të fitojmë shprehi që nuk kemi pasar më parë e që nuk na shkojnē për karakterin tonë, pastaj kur braktisemi nga personi për të cilin ndryshuam, humbemi mbrenda qenies sonë.

Harrojmë kush jemi dhe kush ishim. Por kur jemi vetvetja dhe të tjerët na duan pikërisht për atë që jemi, kjo është lumturia. Ne nuk kemi nevojë të shtiremi për askë.Nëse për të përfituar një njeri apo një gjë tjetër çfardo qoftë ajo, ne duhet të shtiremi, ajo nuk na ka takuar kurrë, nuk ishte kurrë e destinuar për ne dhe nuk do të na bëjë kurrë të lumtur prezenca e atij personi. Sepse nuk ishte e jona! Sepse nuk na takon! Sepse nuk ka simetrimesnesh! Kur arrinë t’i thuash dikujt pa frikë se kush je, kur e din saktësisht se kush je, kjo është lumturia! Në të kundërtën malli përveten do të na përvëlojë tërë jetën e ne nuk do ta kuptojmë se mungesa e vetvetes është shkaku që na ka mar lumturinë. Dhe vetëm kur të takojmë vetveten, do ta takojmë edhe atë.

 

 

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet