Kur shpallet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?

Derisa amerikanët janë mësuar ta kuptojnë fituesin e postit të Presidentit në natën e zgjedhjeve, procesi zgjedhor në mënyrë zyrtare nuk do të përfundojë aq shpejt.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fituesi i zgjedhjeve mund të dihet në natën e zgjedhjeve pasi disa prej organizatave të lajmeve posedojnë informacione të mjaftueshme për fituesin e postit.

Sidoqoftë, secili shtet do të numërojë votat si dhe t’i verifikojë këto rezultate disa ditë ose edhe javë pas Ditës së Zgjedhjeve.

Shtetet amerikane kanë afate të ndryshme për të vërtetuar këto rezultate.

Afati i shtetit Delaware është dy ditë pas ditës së zgjedhjeve, derisa New York dhe California do t’i certifikojnë rezultatet më shumë se një muaj më vonë, përkatësisht më 7 dhe 11 dhjetor.

Pasi shtetet t’i verifikojnë rezultatet e tyre, zgjedhësit e Kolegjit Zgjedhor do të mblidhen më 14 dhjetor, në shtetet e tyre përkatëse për të hedhur votën për President dhe atë për Zëvendëspresident.

Këto rezultate dorëzohen më pas në Capitol, ku më 6 janar 2021, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të takohen për një seancë të përbashkët për të numëruar votat elektorale.

Kur të numërohen votat dhe kandidati të ketë marrë shumicën prej 270 votave ose më shumë vota elektorale, nënkryetari i cili kryeson në Senat, do të shpallë rezultatet.

Pas rezultateve zyrtare, fituesi i postit të Presidentit inaugurohet më 21 janar të vitit 2021.

Kategoritë
BotaLajme