Kur befason Rama, i veshur me atlete në Bruksel (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është paraqitur me veshje jo të zakonshme në darkën e shefes së diplomacisë së BE’së, Federica Mogherini, të shtruar në Bruksel për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama në këtë darkë është paraqitur i veshur me atlete, trenerka dhe bluzë me krahë të shkurtër. E vetmja rrobë e zakonshme është xhaketa e veshur mbi bluzë, shkruan Metro.

Stili i veçantë i veshjes së Ramës nuk është i pazakontë, por paraqitja e tij në takime të nivelit kaq të lartë, me veshje të tillë nuk është parë ndonjëherë nga ai.

Liderë të huaj, që për syrin tonë duken të veshur çuditshëm edhe në takime të nivelit të lartë, nuk ndodhin rrallë, por ato janë në raste, kur kur bëhet fjalë për liderë të kulturave të largëta botërore, që paraqiten me stil tradicional të vendit që përfaqësojnë.

Në anën tjetër, ky model i veshjes siç është paraqitur kryeministri Rama, nuk paraqet kulturën e veshjes në Shqipëri, të zyrtarëve shtetëror, por still i tij personal, që ngre pyetjen nëse lideri shqiptar, po e bën këtë për fushatë, pasi në vendin e tij ka zgjedhje, apo paraqet një situatë jo të mirë emocionale të Ramës.

Në këtë takim, po merr pjesë edhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.

Kjo darkë është ftuar nga Mogherini, për t’u diskutuar për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, po ashtu, kanë zhvilluar edhe takime bilaterale me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet