Kur Albin Kurti thoshte: “Nuk po e dini se për çfarë po votoni”

Albin Kurti në vitin 2014 thoshte se nuk ka informata të sakta për Gjykatën Speciale, dhe se deputetët nuk po dinë se çfarë po votojnë. Ai atëherë kishte akuzuar Kryeministrin Hashim Thaçi se e ka pranuar këtë Gjykatë duke menduar se do të amnestohet.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përsëriti qëndrimin e këtij subjekti, kundër vazhdimit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014, tha se Qeveria dhe institucionet ndërkombëtare, nuk e kanë sqaruar para Kuvendit dhe opinionit publik në mënyrë të qartë, misionin e Gjykatës Speciale.

“Në vend se të kemi debat para marrëveshjeve, kemi debat pas marrëveshjeve”.

“Do të duhej që për EULEX-in dhe gjykatën speciale të hapej ne institucionet dhe Kuvendit e Kosovës”.

“Po nisin këto çështje më herët dhe po shfrytëzohet kuvendi për t’i finalizuar ato”.

“Me gjykatën dhe EULEX-in po na trashet sundimi. Në vend që të diskutohet për dështimet e EULEX-it, ne vend që ky mision të jep llogari për çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë, ata po dëshirojnë të bëjnë edhe një Gjykatë”.

“Kosova dhe UÇK do të përdorët në mediat ndërkombëtare në vitet e ardhshme së bashku me termin krim, krim lufte apo krim kundër njerëzimit”.

“Hetimet për trafikim të pretenduara nga senatori Dick Marti nuk do të përfundojnë në Gjykatën Speciale. Ato do të vazhdojnë tutje”.

“Dakordimi i tillë i Qeverisë dhe Presidentes do të jetë një çek blanko, sepse nuk i kemi parë misionin, rregullat dhe asgjë se si do të funksionojë kjo gjykatë. Dhe ata që votojnë pro, nuk e dinë se çfarë kanë votuar”.

“Tribunali dhe Gjykata e Veçantë nuk do të bëhej nëse Kryeministri nuk do të donte. Por Thaçi po e bën duke menduar se ai nuk do të përfundojë aty, por ndonjë mik ndërkombëtar i ka thënë se ky nuk do të jetë aty”.

“Ky mendon se të tjerët do të shkojnë aty dhe ky ka dashur t’a bëjë një kompromis”.

“Pas kapitullimit vjen Tribunali. Marrëveshja dhe negociatat me Beogradit ishin kapitullim. Ata fituan statusin e kandidatit, fituan komuna në Kosovë, ndërsa Kosova asgjë”.

“Me këtë po bëhet kriminalizimi i Luftës Çlirimtare në të gjithë botën dhe jo vetëm në Kosovë”.

“I ftoj edhe Mustafën e Haradinajn edhe deputet e LDK-së dhe AAK-së, të mos e votojnë këtë gjykatë”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet