Kukan: Negociatat për Shqipërinë duhet të ishin hapur më parë

Erodeputeti Eduart Kukan deklaroi sot se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE”.

I pranishëm në takimin e 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit i cili po mbahet në Tiranë, Kukan tha se “kemi një opinion të qartë me situatën në vend dhe mendoj se është pozitive për mua se ka një unitet për të gjithë partitë politike në lidhje për mirëpritjen e hapjeve të negociatave për Shqipërinë”.

“Sigurisht kjo është inkurajuese për vendin. Nuk është vetëm në Parlamentin Europian por të gjithë janë entuziast për çështjen e integrimit. Kjo kërkon punë më të madhe, pozicion më të unifikuar me të ardhmen e zgjerimit. Kështu që duhen argumente të prekshme qe ne mund ti përdorim në debatet tona në parlament. Njerëzit thonë se në shpresojmë se do kemi një lajm të mirë nga Këshilli Europian në fillim të qershorit dhe shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete për të gjithë ne sepse ju thjeshtë e meritoni këtë dhe mbase është me vonesë, duhet të kishin filluar këto negociata”, thekson Kukan.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet