Kujdes! Ata që do të shkojnë për pushimet dimërore në Zvicër

Mijëra turistë janë bllokuar në vendpushimet e skijimit zviceran pasi bora e madhe në Alpe ka paralizuar qytete dhe fshatra.

Skijimi nuk është i mundur pasi shpatet janë të mbyllura për shkak të rrezikut të ortekëve.

Më shumë se një metër (39in) dëborë ra në këtë rajon vetëm të hënën. Të martën, parashikohen një metër më shumë.

Rreziku i ortekëve ka vendosur në alarm autoritetet dhe ka arritur në shkallën prej pesë pikash. Kjo është më e larta që është arritur për pothuajse dhjetë vjet.

Shumë shkolla janë mbyllur dhe disa shtëpi janë evakuuar. Dëbora ka bllokuar lidhjet rrugore dhe hekurudhore në shumë vendpushime skish.

Në vendpushimin e Zermatt, në shtëpinë e malit të famshëm Matterhorn, më shumë se 13.000 turistë nuk mund të largohen.

Përkundër faktit se janë të bllokuara, turistët raportohen të jenë në gjendje të mirë. Disa e kanë përshkruar atmosferën si “romantike”, raporton BBC, përcjell Gazeta e Re.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet