Kuds, përkundër masave, dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në varrimin e rabinit Soloveitchik

Rabini ultra-ortodoks Soloveitchuk vdiq të shtunën në mberëmje në moshën 100-vjeçare nga infektimi me koronavirus.

Pavarsisht masave kufizuese të shpallura në mes të pandemisë COVID-19, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e rabinit ultra-ortodoks Meshulam David Soloveitchik, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga udhëheqësit e Brisk Yeshiva në Kuds, Soloveitchik, vdiq të shtunën mbrëma në moshën 100-vjeçare nga infeksioni me koronavirus.

Pavarësisht paralajmërimeve të policisë dhe partive ultra-ortodokse, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin në lagjen Sanhedrin të Kudsit.

Mediat lokale raportojnë se policia u tërhoq nga vendi i ngjarjes pasi nuk arriti të parandalonte njerëzit nga mbledhja dhe shkeljen e masave kufizuese.

Të pranishmit në varrim nuk mbanin maska ​​dhe nuk u përmbaheshin masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, që është vetëm një vazhdim i praktikave të tilla në qarqet ultra-ortodokse hebraike në Izrael që mbështesin hapjen e shkollave, ceremonitë fetare, dasmat dhe tubimet në mes të pandemisë.

Komuniteti ortodoks hebre përbën dhjetë për qind të popullsisë izraelite. Ky komunitet, ndër të tjera, dënon politikën e Izraelit ndaj Palestinës, Lindjes së Mesme, si dhe shërbimin ushtarak në atë vend.

Ortodoksët besojnë se janë “hebrenj të devotshëm” dhe se besimi i tyre nuk kërkon që ata të shërbejnë në ushtri. Ata gjithashtu refuzojnë sistemin arsimor në shkollat ​​laike dhe fëmijët e tyre i shkollojnë ekskluzivisht në institucionet e tyre fetare.

Kategoritë
BotaLajme