Kryetari Obiliqit njofton se një profil i rremë në emrin e tij po qarkullon në “Facebook”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ditëve të fundit një profil i rremë po qarkullon në emër të tij, duke shpërndarë mesazhe të ndryshme, me kërkesa për dërgimin e dokumenteve të tyre personale.

Kësisoj, kryetari Gashi ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të injorojnë çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, po ashtu, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente.

Shkrimi i plotë i kryetarit Gashi:

“Njoftim me rëndësi!

Qytetarë të nderuar,

Në Facebook, po vazhdon të jetë aktivë, një profil i rremë nën emrin tim, i cili po shpërndan mesazhe të ndryshme, duke kërkuar dokumente personale të qytetarëve!

Ju bëjë thirrje të gjithëve që të injoroni çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, si dhe ju konfirmoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim,njëkohësisht kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente, uroj që shpejtë të përfundojnë procedurat dhe të zbardhet ky rast!

Kategoritë
LajmeVendi