Kryetari i YTB-së Abdullah Eren uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve mysliman

Kryetari i Presidencës së Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB), Abdullah Eren ua ka uruar besimtarëve myslimanë Festën e Fitër Bajramit, duke iu dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie tërë njerëzimit.

Postimi i Plotë

Po e lëmë pas edhe një Ramazan, muaj i cili është sulltani i njëmbëdhjetë muajve të tjerë. Ne si  Presidenca e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB), gjatë këtij muaji  dhe gjatë pandemisë u përpoqëm të qëndrojmë pranë vëllezërve tonë duke bashkëpunuar me të diplomuarit e Turqisë dhe OJQ të ndryshme ku në kuadër të aktiviteteve ofruam trajnime të ndryshme rreth 500 të rinj nga zonat të ndryshme  gjeografike.  Ne jemi përpjekur që aktivitet tona të shfaqim në kanale dixhitale përmes sesioneve informuese . Inshallah do të tejkalojmë këtë situatë të pandemisë dhe do të takohemi në shumë Ramazan të tjera. Unë dua t’a uroj Bajramin e bekuar vëllezërve tanë nga  Azia Qendrore në Ballkan nga Kaukazi në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme ,  nga lindja në perëndim, nga veriu në jug duke dëshiruar paqe dhe mirëqenie për mbarë njerëzimin.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet