Kryetari i KDI-s, Ismet Kryeziu shpreh mllefin ndaj kryetarit të KBI-s në Prziren, Besim Berisha

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, i cili njihet me deklaratat e tij fyese për fenë Islame “Katolicizmi na i pranoi vlerat, Islamizmi na i asimiloi” në profilin e tij zyrtar në “Facebook” tani i drejtohet Kryetarit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha i cili  po në profilin e tij zyrtar në “Facebook” iu drejtua institucioneve relevante për marrjen e masës për parandalimin e festivalit. Sipas vlerësimit të tij ky festival ka karakter degjenerues, dhe pohoi se është kundër të gjitha aktiviteteve që përmes ‘kulturës’ na mbushin rininë me drogë dhe prostitucion, transmeton Gazeta e Re.

Më pas e përsërit kërkesën e tij “A ka inspektoriat ky qytet????”. Duke aluduar këtë zhurmë si provokim dhe si mundësi për  të ekzagjeruar gjendjen e sigurisë nga qytetarët që më pas këto akte do të kishin transmetuar si akte terroriste. Kjo frikë që edhe vet institucionet qendrore të Republikë së Kosovës po i tregojnë kujdes dhe përkushtim me masat preventive, në veçanti  ku në këtë periudhë ngjarjet të tilla mund të ndikojnë negativisht Kosovës në arenën ndërkombëtare.

z.Kryeziu këto reagime i vlerëson si ofendim dhe si ftesë për “akte terroriste”.

“Hoxha i Bashkësisë Islame t ‘Prizrenit, ofendon dhe kërcënon me akt terrorist NGOM Fest, edhe fëmijët tanë që ishin pjesëmarrës në koncert.”

Kryeziu i vlerëson qëndrimet e z. Berishës duke e treguar mendimin e tij se si ai duhet të kryej detyrën si kryetar i KBI-së. Qëndrimet e Besim Berishës nuk janë komfor detyrës së një predikuesi fetar, i cili duhet të promovojë paqe dhe tolerancë. Përkundrazi qasja e tij dhe komunikimi me qytetarët ka marrë karakter të fushatës nxitëse, kërcënuese, fyese, urrejtëse dhe përçarëse.”

Megjithatë, kryetari i KBI-s, në Prizren, i largon dy statuset të lart treguar duke i dhënë këtë sqarim:

“SQARIM

“Me këtë postim e informoje xhematin te cilin e përfaqësojë, te gjithë besimtaret mysliman të komunës se Prizrenit, se i kam fshi dy postimet e fundit nga Facebook, per shkak te mirekuptimit dhe respektit per nje mik timin qe me keshillon dhe kritikon kohe pas kohe per postimet dhe komentet e mia ne fb! Por, ne te njejten kohe, po ju siguroje qe: 1) Besim Berisha, kurre nuk ka ba ftese per akte teroriste, edhe ne KKSB si anetare i se ciles jam dhe perfaqesoje KBI Prizren, disa here me rradhe e kam cek dhe potencu, para ish-kryetarit Muja dhe kryetarit te tanishem Haskuka, para te gjithe te pranishmeve, qe te kemi kujdes me festivalet verore( rreth zerit ps ores 00:00) ne qyetet se po nxisin urrejtje dhe me se paku na kemi deshire me ndodh ndonje akt terorist! 2) Ju garantoje dhe siguroje, qe ne postimet e mia kam marre per baze edhe shqetesime e qytetareve te cilet i perfaqesoje. Ne jemi ne kontakt me njerz non-stop, dhe kemi kërkesa qe te ndermarrin diqka per parandalim apo stopim te zhurmes pas mesnates. 3) Kerkoj falje publikisht per ofendimin qe ia kam ba atij tipi qe folke (sepse ska kendu). 4) Te jeni ne dijeni qe, Ismet Kryeziu (po ia permendi emrin pasiqe ai me ka permend mua ne postimin e tij ne fb) me njef mua shume ama shume mire, disa here me nga disa dite rradhe kam marre pjese ne ceremonite fetare te familjareve te tij. Ai i din qendrimet e mia rreth kultures dhe tradites ne pergjothsi dhe une i di qendrimet e tija rreth fese Islame! E di qe bajagi ‘ateist’ eshte! 5) Xhemati im i dashur, ju me njihni me mire dhe i dini reagimet e mia per ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me qytetaret e Prizrenit. Une jam i drejteperdrejte dhe nuk paguhem nga askush, perpos se nga ju! Ata qe thithin fonde ne emer te proklamimit te ‘demokracise’ le te mendohen per te ardhurat e tyre! 6) Xhemati im i respektuar, ne cilin liber shkrun qe ‘muzika’ e shfrenuar dhe degjeneruar deri ne 04:00 te mengjesit eshre Kulture??? Cili babe dhe nane, ka qef dhe e lejon femijen e tij me qendru jashte shtepise deri ne mengjes?? Ne nje vend ku mundesia per perdorim te droges eshre e larte?? Mundesia e prostitucionit eshre ne kulminacion?? 7) Qytetar te besimit Islame te Komunes se Prizrenit, u jam falenderues per perkrahje morale dhe per kete arsye e kam ndie nevojen me ba kete sqarim per ju!! I juaji,

Besim Berisha.”

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet