Kryetari i BFI-së letër kryeparlamentarit të Turqisë për Xhaminë Ajasofja

“Hapja e Ajasofjes si xhami ka gëzuar tepër ashtu si ne muslimanët në Maqedoninë e Veriut edhe ata në Turqi dhe muslimanët e botës. Uroj që kjo ngjarje historike të jetë e dobishme për të gjithë muslimanët e botës”, ka thënë Fetahu.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu në një letër dërguar kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor (TBMM) të Turqisë, Mustafa Şentop, ka shprehur kënaqësinë ndaj rihapjes së Ajasofjes si xhami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fetahu në letrën e tij është shprehur se janë të lumtur që Ajasofja, ku nesër do të hapet për faljen e namazit me namazin e xhumasë, do të rikthehet në detyrën e saj kryesore me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe dekretit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Hapja e Ajasofjes si xhami ka gëzuar tepër ashtu si ne muslimanët në Maqedoninë e Veriut edhe ata në Turqi dhe muslimanët e botës. Uroj që kjo ngjarje historike të jetë e dobishme për të gjithë muslimanët e botës”, ka thënë Fetahu.

Fetahu gjithashtu në letër i ka shprehur ndjenjat e tij me rastin e përvjetorit të grushtit të pabesë të shtetit të 15 korrikut në Turqi, duke theksuar se Republika e Turqisë nën lidershipin e presidentit Erdoğan është bërë një yll në rritje në sy të muslimanëve të botës dhe të shtypurve dhe një burim i domosdoshëm shprese.

Kreu i BFI-së ka uruar Şentop për rizgjedhjen e tij si kryetar i TBMM-së.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet