Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë Igor Zorçiq uron Glauk Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga homologu i tij slloven, Igor Zorçiq.

Në telegramin e urimit thuhet se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë qartë proceset e integrimit të Kosovës dhe përpjekjet e reformës në fushën e ekonomisë, atë sociale, institucionale dhe në të gjitha fushat e tjera.

“Jam i kënaqur që marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë zhvilluar me sukses dhe që gjithashtu anëtarët e të dy parlamenteve kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Unë besoj se në të ardhmen ne do të rrisim më tej bashkëpunimin ndër-parlamentar, duke shkëmbyer pikëpamjet, përvojat dhe praktika të mira, dhe do të mbështesim efikasitetin e punës parlamentare duke forcuar respektin dhe besimin e ndërsjellë”, thuhet në urim.

Kategoritë
LajmeVendi