Kryeparlamentari i Malit të Zi zhvillon bisedë telefonike me homologun turk

“Ne theksuam se Mali i Zi dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, shoqëruar me bashkëpunim të fortë parlamentar”, tha kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në profilin e tij zyrtar në Twitter, Beçiq tha se ai ka diskutuar një numër temash bilaterale dhe rajonale me homologun e tij turk Şentop përmes telefonit.

“Ne theksuam se Mali i Zi dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, shoqëruar me bashkëpunim të fortë parlamentar”, tha Beçiq.

Ai gjithashtu e ka falënderuar Turqinë për ndihmën e rëndësishme të ofruar për Malin e Zi në luftën kundër koronavirusit, duke theksuar se Turqia renditet e treta në botë për sa i përket sasisë së ndihmës së dorëzuar jashtë.

“Unë shpreha pritjen që kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, i cili kryesoi grupin parlamentar të miqësisë Turqi-Mal i Zi për dy mandate, do të vizitojë Malin e Zi dhe përsëri të konfirmojë marrëdhëniet e forta miqësore midis dy popujve tanë”, tha kryeparlamentari malazez.

Kategoritë
BotaLajme