Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu braktis mitingun, ik si ‘lepur’ nga foltorja, ja arsyeja…

Izraeli do të përballet me një proces të dytë zgjedhor të parakohshëm pasi kryeministri Benjamin Netanyahu nuk ka mundur të formojë koalicion qeverisës. Zgjedhjet do të mbahen javën e ardhshëm, teksa fushatat po vazhdojnë, transmeton Gazeta e Re.

Por duket se sirenat anti-raket nuk po e lënë rahat kryeministrin aktual edhe gjatë fushatave, së fundmi dje gjatë një mitingu Netanyahu u detyrua të ndërprej fjalimin kështu duke braktis edhe foltoren.

Pamjet kur ai largohet nën patrullën e truprojave u bë xhiro në rrjete-sociale, me mijëra komentues përqeshën atë, një pjesë tjetër theksuan se kjo është e organizuar dhe është bërë për qëllime politike.

Ndryshe, kreu i ekzekutivit në detyrë nuk ia doli të sheshojë ndasitë me partnerët rreth çështjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm, e cila rrëzoi qeverinë e tij edhe në muajin dhjetor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet