Kryeministri i Etiopisë pranon Çmimin Nobel për Paqe

Abiy fitoi Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të arritur paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në veçanti për iniciativën e tij vendimtare për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrean fqinje.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka pranuar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2019 në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë.

Sipas Komitetit të Çmimit Nobel, Abiy fitoi Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të arritur paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në veçanti për iniciativën e tij vendimtare për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrean fqinje.

“Briri i Afrikës sot është një rajon i rëndësisë strategjike. Superfuqitë globale ushtarake po zgjerojnë prezencën ushtarake në rajon. Grupet terroriste dhe ekstremiste gjithashtu kërkojnë të rrënjosen. Ne nuk dëshirojmë që Briri i Afrikës të jetë fushëfetejë e superfuqive”, tha Abiy në fjalimin e tij.

“Ka një thënie të shpërndarë në shumë gjuhë afrikane që thotë ‘Që ti të kesh një natë të qetë, fqinji yt gjithashtu duhet të ketë një natë të qetë’. Për mua, ushqimi i paqes është si mbjellja dhe rritja e pemëve. Ashtu si pemët që kanë nevojë për ujë dhe tokë të mirë për t’u rritur, paqja kërkon angazhim të palëkundur, durim të pafund dhe vullnet të mirë për t’u kultivuar dhe për të korrur të mirat e saja”, shtoi ai.

Eritrea u nda nga Etiopia në vitin 1993. Që nga viti 1998 deri në vitin 2000 këto dy shtete u përfshinë në luftë në të cilën u zhdukën 70 mijë persona.

Dy shtetet arritën marrëveshje vitin e kaluar, duke i dhënë fund një konflikti ushtarak 20-vjeçar, falë kryeministrit Abiy i cili ndërmorri iniciativë për bisedimet e paqes me Eritrean sapo u zgjodh kryeministër në muajin prill të vitit të kaluar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet