Kryeministri Haradinaj e uron popullin kroat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradina, ka thënë se Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e uroi popullin kroat në Ditën Nacionale të tyre.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete. Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanović kisha nderin që në këtë moment të rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të Kosovës. Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale, që është edhe festë e jona!

RH

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet