Kryeministri britanik transferohet në kujdes intensiv

“Gjatë pasdite së djeshme, gjendja e kryeministrit u përkeqësua dhe me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital”, tha qeveria britanike.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është pranuar në kujdes intensiv pasi u pranua me simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.

Zyra e qeverisë britanike bëri të ditur se Johson ka kaluar në kujdes intensiv mbrëmë në spitalin “St Thomas”.

“Gjatë pasdite së djeshme, gjendja e kryeministrit u përkeqësua dhe me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital”, tha qeveria britanike.

Po ashtu u njoftua se Johnson ka kërkuar nga sekretari i jashtëm, Dominic Raab, sekretari i parë i shtetit, të deputojë për të aty ku është e nevojshme.

“Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm dhe falënderon të gjithë stafin e NHS-së për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur”, tha qeveria britanike.

Johson u testua pozitiv 11 ditë më parë dhe në spital u dërgua të dje pasi simptomat e tij të koronavirusit vazhduan.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet